Koha që t’u jepet fund luftërave të gjata të Amerikës

14 prill 2021 | 21:00

SHBA do të vazhdojë të mbështesë Afganistanin edhe pas tërheqjes së të gjitha trupave, por jo ushtarakisht, ka konfirmuar presidenti Joe Biden.

“Është koha që t’i jepet fund luftërave të gjata të Amerikës”, ka thënë ai në një fjalim të mërkurën.

Tërheqja e trupave koincidon me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të 2001-ës, thonë zyrtarët.

Të paktën 2500 trupa amerikane janë pjesë e misionit afgan të NATO-s me 9600 trupa.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë thënë se talibanët, një lëvizje islamike e vijës së ashpër, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet e tyre për të zvogëluar dhunën në Afganistan.

Në Kabul, zyrtarët afganë thonë se do të vazhdojnë bisedimet e paqes duke u përgatitur për tërheqjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U17 e ka mbyllur baras miqësoren e parë kundër…