KOK-u shënoi Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit

06 qershor 2018 | 11:38

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë shënuar të martën 5 qershorin, Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit.

Qindra fëmijë të shkollave fillore: “Naim Frashëri”, “Gjergj Fishta”, “Shkolla e Gjelbërt” etj, u mblodhën  në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive-argëtuese si: futboll, loja X-O (aktivitet për zhvillim mendor), kom kaçel, kërcim me thasë, hedhja e diskut etj.

“Sporti luan rol të jashtëzakonshëm në ndryshimet pozitive që mund të bëjmë në shoqëri, andaj edhe ne sot me këta fëmijë në bashkëpunim me komunën dhe partnerët e tjerë, duam ta dërgojmë mesazhin e qartë se përmes aktiviteteve sportive duam  të bëjmë ndryshime dhe këto ndryshime i bëjmë do të bëhen edhe në mjedisin ku fëmijët tanë praktikojnë sportin”, ka thënë Besim Hasani, president KOK-ut.

Edhe fëmijët u shprehën të lumtur me praktikimin e aktiviteteve, duke ditur rëndësinë që ka kjo ditë.

Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Komunës. Pas aktiviteteve të fëmijëve, u bë pastrimi i sheshit, kurse krejt në fund pranë bustit të heroit “Zahir Pajaziti”, u mboll Pema e dytë Olimpike nga presidenti Hasani, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj dhe kryetarja e komisionit, Besire Domani. Pema e parë ishte mbjellë vitin e kaluar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përmbyllur vizitën…