Kolegji “Pjetër Budi” ndihmon SOS fshatrat e fëmijëve

15 dhjetor 11:30

Kolegji “Pjetër Budi”, si çdo vit tjetër që ndihmon fëmijët në nevojë, edhe këtë vit ka ndihmuar SOS fshatrat e fëmijëve.

Kjo ndihmë hyn në kuadër të projektit që Kolegji “Pjetër Budi” ka për veprimtari humanitare, me qëllim të vetëdijësimit dhe sensibilizimit të opinionit publik për fëmijët e braktisur dhe në nevojë dhe për përkrahjen që duhet dhënë atyre, veçanërisht në këtë kohë të festave kur ata kanë nevojë më shumë.

Kolegji “Pjetër Budi” me këtë rast ka blerë në SOS fshatrat e fëmijëve kartolina në masë dhe është duke i shpërndarë nëpër Institucione të ndryshme të Kosovës me rastin e festave të fundvitit, si nëpër ministritë e Republikës së Kosovës, nëpër institucione të ndryshme kulturore, artistike dhe sportive, nëpër Ambasadat ndërkombëtare, si dhe nëpër organizatat joqeveritare, te shoqëria civile dhe mediat.

Në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e këtij projekti ndihmesë të madhe dhanë edhe studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”, sidomos në stilizimet artistike të tyre dhe shpërndarjen nëpër institucionet përkatëse.

Ky projekt ka për qëllim që jo vetëm të përkrah SOS fshatrat e fëmijëve financiarisht, por edhe përmes dërgimit të kartolinave të tyre nëpër institucionet e Kosovës të ngritë nivelin e vetëdijes për përkrahje morale e materiale ndaj tyre për shkak se rrethanat shoqërore-politike tregojnë se nuk ekziston niveli i duhur i interesimit për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka raportuar…