Kolegu i Amber Heard del papritur kundër saj/ Mbron Johnny Depp me detajin surprizues

29 prill 2022 | 13:13

Të famshëm të ndryshëm të Hollivudit kanë ofruar opinionet e tyre për një nga temat më të nxehta të javëve të fundit, gjyqin kontrovers dhe televiziv që përfshin Johnny Depp dhe ish-bashkëshorten e tij Amber Heard.

Që nga divorci i tyre, shumë të famshëm kanë zgjedhur një anë në këtë mosmarrëveshje. Sidoqoftë, ekziston një person i veçantë që pritej të mbështeste Heard-in, por në fakt vendosi të qëndronte pranë Depp.

Depp vendosi ta çonte Heardin në gjykatë, duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij për shpifje, fillimisht në Britaninë e Madhe, ku humbi një gjyq dhe tani në SHBA në Virxhinia.

Në seancë kanë marrë pjesë disa persona të njohur për t’iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të dy palëve.

I fundit që ka marrë anën e Depp, edhe pse në një mënyrë shumë më delikate, është Jason Momoa, i cili ka punuar me Heard në disa raste, si në filmin “Aquaman”.

Kishte zëra që sugjeronin se Momoa do të mbështeste Amberin, por fansat e Depp theksojnë se Momoa sapo ka filluar të ndjekë yllin e ‘Pirates of the Caribbean’ në Instagram, vetëm pasi kishte filluar beteja ligjore Depp kundër Heard.

Sipas tyre, kjo është një shenjë e qartë e mbështetjes së Momoas për aktorin 58-vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…