Kolegu i Beqajt: Mbrëmë komunikuam, më kërkoi ta menaxhoja provimin e lëndës së tij

25 shtator 2022 | 10:16

Në moshën 65-vjeçare ka vdekur profesori universitar Belul Beqaj. Ndonëse duke luftuar me sëmundjen, Beqaj mbrëmë i ka kërkuar kolegut të tij Ferid Selimi që t’ia menaxhojë provimin e lëndës së tij.

Kështu ka bërë të ditur profesori universitar Ferid Selimi dhe kolegu i Beqajt, teksa ka shprehur pikëllim të madh për vdekjen e mikut:

“Me pikëllim të thellë mora kumtin për ikjen në amshim të prof. Belul Beqaj.

Mbrëmë komunikuam bashkë me të shkruar në viber e me email. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më shkroi e më luti që ta menaxhoja provimin e lëndës së tij… Ngushëllime familjes Beluli e ngushëllime komunitetit arsimor e shkencor të Kosovës. Zoti e mëshiroftë prof. Belulin”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka kritikuar…