Kololli prezantohet te Baseli

26 dhjetor 2023 | 16:04

Benjamin Kololli iu bashkua të martën Baselit si transfero i lirë. Futbollisti nga Kosova është larguar nga Japonia pas dy vjet e gjysmë ku luajti për skuadrën e Shimizu S-Pulse.

“Mezi pres që së shpejti të vesh fanellën kuqeblu dhe jam shumë krenar që së shpejti do të luaj në ‘Joggeli’. Kam luajtur disa herë në këtë stadium, por tani jam i lumtur që mund ta bëj këtë me tifozët e jashtëzakonshëm pas meje. Do të jap gjithçka për të pasur sukses me klubin. Unë tashmë e njoh trajnerin dhe mezi pres të takoj të gjithë stafin dhe bashkëlojtarët së shpejti”, ka deklaruar Kololli.

31-vjeçari ka luajtur 24 ndeshje për Përfaqësuesen e Kosovës dhe ka shënuar katër gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e mirënjohur Renova PUTZ, me pronar Shefki Idrizin ka…