Kolonel Lumni Graishta pret në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it

20 shkurt 2024 | 15:27

Sot është zhvilluar një takim pune në mes të Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjakovë dhe Zëvendës Komandantit të KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, në ambientet e Drejtorisë Rajonale priti në takim zyrtar Zëvendës Komandantin e KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit, Kolonel Besnik Fana.

Në këtë takim është biseduar dhe dakorduar për intensifikimin  e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, e në veçanti në mes të kontingjentit nga Republika e Shqipërisë. Po ashtu u rikonfirmua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, në veçanti në fushën e trajnimeve, patrullimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të informacioneve.

Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë dhe Brigadës Shumëkombëshe të Perëndimit, në funksion të ruajtjes së një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

May be an image of 2 people and text that says 'LBANIA'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…