Komanda e Forcave Tokësore realizoi garën “Ujku Garues 2025”

19 shtator 2025 | 14:17

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2025”, aktivitet që e realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku marrin pjesë ekipe nga njësitë e FSK-së, këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 21 ekipe.

Garën e ka fituar, Policia Ushtarake e FSK-së, dhe është shpërblyer me vendin e parë.

Vendi i dytë i takoi Kompanisë B nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë MB nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë.

Gara “Ujku Garues” për herë të parë është mbajtur në vitin 2015 si rezultat i shkëmbimit të përvojave mes nënoficerëve të FSK-së dhe atyre të kontigjentit Slloven.

Garën e karakterizon aspekti organizativ, vlerësues, shpirti garues, profesionalizmi dhe angazhimi maksimal i ekipeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet…