Komandanti i Iowa-s nderohet me çmimin ‘Doctor Honoris Causa’

14 qershor 2019 | 18:17

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë gjate ditës së sotme ka ndarë çmimin me titull “Doctor Honoris Causa” për gjeneralmajor Timothy E. Orr.

Ky çmimi është ndarë në një ceremoni solemne në mesin e shumë personaliteteve të shquara të jetës ushtarake, politike dhe institucionale.

Sipas njoftimit të këtij universiteti ky çmim i është ndarë gjeneralmajor Orrit për kontributin e tij dhënë për Kosovën.

“Këtë çmim Universiteti ‘Haxhi Zeka’ në Pejë ia ndau z. Orr për shkak të: Ndihmës së rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore dhe për mbështetje në forcimin e paqes.
Për ndihmesën e çmuar në forcimin e marrëdhënieve historike dhe tradicionale amerikano-shqiptare. Për ndihmesën e dhënë shtetit të Kosovës në fushën ushtarake dhe diplomatike;
Për përfshirjen e Kosovës shtet partner në programin e partneritetit shtetëror në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me moton ‘E gjithë Kosova me Iowa-n’. Për kontributin e dhënë në binjakëzimin e shtetit të Kosovës dhe Iowa-s, ‘Sister States’ ‘ dhe për hapjen e konsullatës së Kosovës në Iowa”, është thënë në njoftimin e Universitetit “Haxhi Zeka”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë…