Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin serb në Beograd, diskutojnë për takimin e Ohrit

21 mars 2023 | 20:44

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, takoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin serb Milan Mojsiloviq.

Sipas njoftimit nga KFOR-i, takimi është zhvilluar në Beograd. Temë diskutimi ishin implikimet e sigurisë së rezultateve pozitive nga takimi i Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, të shtunën.

“Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të #Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga KFOR-i në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkohet ndihmë për shërim të Gazmend Malokut nga Juniku. Sipas…