Komandanti izraelit vritet pas një “përballje me një terrorist”, thotë ushtria e Izraelit

08 tetor 2023 | 09:56

Një komandant izraelit është vrarë në një “përballje me një terrorist”, ka konfirmuar ushtria e vendit.

Nënkoloneli Jonathan Steinberg ishte komandanti i Brigadës Nahal, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“Komandanti i Brigadës Nahal, nënkoloneli i ndjerë Jonathan Steinberg, u vra sot në një përballje me një terrorist pranë Kerem Shalom”, tha një zëdhënës.

Ushtaraku 42-vjeçar ishte nisur për t’u përgjigjur “një shkëmbim zjarri” që po zhvillohej nga trupat e tij në momentin që u vra, vazhdoi deklarata.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ndajnë dhimbjen me familjen e tij”, thuhet në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur një person i cili ishte lënduar në një…