Kombet e Bashkuara: Ekonomia botërore do të ketë rimëkëmbje të ngadaltë

22 tetor 2020 | 08:33

Ekonomia botërore pritet të bjerë deri 9 për qind gjatë vitit 2020, pavarësisht prej shenjave të rimëkëmbjes së ngadaltë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, asnjë rajon nuk u kursye nga rënia e vlerësuar me 19 për qind me bazë vjetore të tregtisë në tremujorin e dytë.

Tregtia është rimëkëmbur disi në tremujorin e tretë, ku pritej 4.5 për qind më pak se në të njëjtën periudhë një vit më parë, përcjell Telegrafi. Sipas OKB-së, tregtia në pajisjet e zyrave dhe furnizimeve mjekësore është rritur në tremujorin e tretë, ndërkohë që në sektorët e makinave dhe energjisë ka pasur rënie. Nëse pandemia Covid-19 rikthehet fortë në muajt e ardhshëm, do të krijonte një mjedis të përkeqësuar për politikëbërësit dhe një rritje të kufizimeve tregtare. “Në total, niveli i eksporteve kineze për 9 muajt e parë të 2020-s është i krahasueshëm me atë të së njëjtës periudhë një vit më parë”, thekson OKB.

Më herët, gjatë muajit, Organizata Botërore e Tregtisë rriti projeksionet e tregtisë në mallra për shkak të përmirësimit të perspektivës që prej muajit qershor, duke dhënë një parashikim prej 9.2-përqindësh për këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë…