Kombëtarja niset drejt Minskut, mungojnë shumë futbollistë

02 shtator 2020 | 17:52

Kombëtarja Shqiptare është nisur pak minuta më parë drejt Minskut, ku do të përballet ditën e premte me Bjellorusinë në sfidën e parë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë optimist për të marrë një rezultat pozitiv në transfertë.

Përveç, Kumbullës, Brojës, Lenjanit dhe Kamberit, ditën e sotme, u shtuan edhe 3 mungesa të tjera për shkak dëmtimesh, bëhet fjalë për Memollën, Ismajlin dhe Ramadanin, duke e çuar në numrin e mungesave, nga të thirrurit në listën fillestare.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF ka ndarë me tifozët, momentin kur futbollistët dhe stafi kuqezi, hipën në avion për të fluturuar drejt Minskut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, vota e të cilit…