Komentatorja e parë shqiptare i sfidon të gjithë: Nuk do…

22 tetor 2020 | 11:32

“Shko se e ke vendin në kuzhinë”/ Komentatorja e parë

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte e ftuar Qeqa Krelani, komentatorja e parë shqiptare në historinë e futbollit shqiptar. Prej 19 vitesh pjesë e gazetarisë sportive për të plotësuar dëshirën e babait të saj, ish futbollistit të ndjerë të Flamurtarit,Vëllaznimit Fatlik Krelani.
Gjatë intervistës në “Wake Up” ajo u shpreh se shpesh është përballur me komente të ndryshme, duke qenë se është pjesë e një terreni ku dominon gjinia mashkullore, por që kurrsesi nuk do heqë dorë nga profesioni i saj që nesër kur të bëhet me fëmijë të ketë çfarë t’ju tregojë atyre kur ata të kërkojnë në “Google” emrin e saj.

Krelani tregoi se vazhdimisht merr komente nga më të ndryshmet, duke i thënë shko se e ke vendin në kuzhinë. Megjithatë ajo është e bindur ta vijojë edhe më me shumë guxim punën e saj, për të mos i kushtuar aspak vemendje komenteve apo paragjykimeve, pasi është një punë që e bën më shumë dëshirë dhe pasion.

“Shko se e ke vendin në kuzhinë”/ Komentatorja e parë

“Shko se e ke vendin në kuzhinë”/ Komentatorja e parë

“Shko se e ke vendin në kuzhinë”/ Komentatorja e parë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irina Shayk pozon e papërmbajtur dhe e ‘paturp’ për kopertinën…