Komentuesi e quan “shka” Bregoviqin, Edi Rama i reagon

24 gusht 2021 | 12:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon ta mbrojë mbajtjen e koncertit të Goran Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë.

Edhe sot përmes një komenti në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka kritikuar kundërshtuesit e koncertit të këngëtarit serb.

Kjo ka nxitur reagimin e shumë qytetarëve të Kosovës.

Një komentues, duke kundërshtuar koncertin e këngëtarit serb, ka thënë kryeministri shqiptar duhet ta dijë se Kosova ende i ka plagët e hapura nga lufta.

Madje, ky komentues këngëtarin serb e ka quajtur “shka”.

“Kryminister nuk e di pse e bere ket per qfar arsye me siguri ke ndonje arsye te fort qe ftove aj shkaun ne Korc por njo dije qe ne ne Kosov i kemi ende plaget e hapura. Dhe diqka per Ballkanin e Hapur si mundemi ne Kosovaret ti harrojm aq kallaj krimet e bera ne Kosova nga kriminelet shkje ndoshta nuk u kon koha e duhur per kett ndoshta u dasht me prit edhe disa vite ose disa dekada”, ka shkruar komentuesi me emrin Mitro Mitro, “Epoka e re” nuk ka ndërhyrë gjuhësisht në komentin e këtij qytetari.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit shqiptar, duke kërkuar nga komentuesi që të mos e quaj “shka” këngëtarin serb. “Askush nuk te kerkon te harrosh asgje, por e para mos ua bej te tjereve te keqiat qe te kane bere ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre nje muzikant vetem pse flet gjuhen e tjetrit, sic bejne ata me ata qe flasin gjuhen tone dhe e dyta, Ballkani i Hapur eshte nje rruge me shume per interesat tona, prandaj s’kemi cfare presim po duhet te shtyjme fort perpara per te miren e krejt femijeve tane”, ka shkruar Rama.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin kryesor…