Komisionari për ekonomi i BE-së: Projekti evropian, në rrezik

30 mars 2020 | 12:16

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar të hënën se mosmarrëveshjet e vendeve anëtare për politikat ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë ta ndajnë projektin evropian.

Paralajmërimi është bërë nga komisionari për ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

“Është e qartë se dallimet ekonomike midis vendeve evropiane, në vend që të zvogëlohen përballë një krize si kjo, ato po rriten. Do të jetë shumë e vështirë ta mbajmë bashkë projektin evropian”, ka thënë Gentiloni.

Të enjten, Gjermania dhe shtetet e tjera veriore të BE-së e kanë refuzuar një propozim të mbështetur nga nëntë vende, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, për të ashtuquajturat “bono-detyrime për koronën”, raporton “Rel”.

Ato do të lëshoheshin në emër të Eurozonës si tërësi dhe do të ishin borxh i përbashkët i shteteve anëtare.

Vendet anëtare evropiane duhet të “fillojnë me objektiva të përbashkëta”, ka thënë Gentiloni.

“Kemi nevojë për një instrument të ri të garantimit të papunësisë dhe një plan për mbështetjen e biznesit”, ka thënë mes tjerash ai.

Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja, të dyja anëtare të BE-së.

Aktualisht, numrin më të madh të të infektuarve e kanë Shtetet e Bashkuara, me mbi 143 000 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia është duke kaluar një moment tepër të vështirë, ku…