Komisioni Hetimor për energjinë nuk e voton listën e propozuar nga LV-ja, opozita e lëshon mbledhjen

28 qershor 2022 | 16:04

Është shtyrë për një ditë tjetër mbledhja e Komisionit Hetimor për energjinë, i cili do të hetojë proceset vendimmarrëse në këtë sektor për periudhën 2006-2022, pasi partitë opozitare nuk kanë votuar listën e propozuar nga Armend Muja, për t’i ftuar si dëshmitarë në këtë komision.

Armend Zemaj, Time Kadriaj, Rashit Qalaj dhe Rrezarta Krasniqi nuk janë kthyer në mbledhje pas pauzës 10-minutëshe që ka marrë ky komision.

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), para pauzës ka thënë se lista e propozuar nga deputetët e Vetëvendosjes që janë pjesë e këtij komisioni është politike.

Kurse Time Kadriaj nga AAK-ja ka thënë se një listë e tillë duhet të krijohet nga vetë komisioni dhe jo hulumtime të veçante që kryejnë partitë.

Ndryshe, Armend Zemaj, për t’i ftuar në këtë komision ka propozuar ish-ministren Justina Shiroka-Pula dhe ish-ministrin Bedri Hamza.

Përpos dy ish-ministrave, Armend Muja ka propozuar të ftohen si dëshmitarë edhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj.

Pastaj në lidhje me vendimmarrjen e ZRRE-së, deputeti Muja ka propozuar të ftohet edhe ish-kreu i Bordit të KEK-ut, Berat Rukiqi, i cili që disa vjet udhëheq Odën Ekonomike të Kosovës.

Po ashtu, ai ka propozuar ftesën për drejtorin e KEDS-in, biznesmenin turk, Alpin Dogan.

Për një orë e gjysmë sa ka zgjatur mbledhja, ka pasur akuza e kundër-akuza ndërmjet pozitës e opozitës. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ndodhen në krizë të madhe financiare dhe kjo është…