Komisioni hetimor për rezervat shtetërore angazhon tre ekspertë

06 shkurt 2024 | 16:18

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rezervat shtetërore ka angazhuar tre ekspertë.

Hilmi Jashari është angazhuar për fushën juridike, Hasim Krasniqi, në atë të prokurimit publik, ndërsa Lulzim Beqiri sa i përket financave.

Anëtarët e komisionit të martën janë pajtuar unanimisht që nga shtatë kandidatët që kishin aplikuar të zgjidhen tre të lartcekurit.

Anëtari i komisionit, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në emër të  grupit punues për përzgjedhjen e ekspertëve, ka thënë se Jashari, Krasniqi dhe Beqiri i plotësojnë kushtet e kërkuara nga komisioni sa i përket hetimit në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Krahas kësaj, deputetët janë pajtuar që javën e ardhshme të mbahet një punëtori, sa i përket hartimit të planit punës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Chelseat, Maruicio Pochettino, ka reaguar pas rezultateve të…