Komisioni i OSK-së hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, anëtarët ankohen për kriteret e kandidatëve

29 mars 2023 | 15:14

Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK) do të zgjedh kryetarin e ri në Kuvendin i cili pritet të mbahet pas datës 31 mars.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  i Odës së Stomatologëve të Kosovës ka hapur procedurën e aplikimit për kryetarin e ri pas zgjedhjeve për anëtar të Kuvendit të mbajtura javën e kaluar, shkruan gazeta “Shneta”.

Por për të kandiduar për kryetar kandidatët duhet t’i përmbushin disa kritere. Kriteri më problematik po del të jetë përvoja jo më pak se 10-vjeçare në profesion.

Këto kritere për kandidatët për kryetar janë të përcaktuara me rregulloren e OSK-së për zgjedhjen e organeve në Nenin 47.

Këtë kriter e kanë kundërshtuar disa anëtarë me komente publike në faqen zyrtare të OSK-së në Facebook. Ata po konsiderojnë se kriteri që ua kufizon kandidaturën një pjese të anëtarëve, është i padrejtë.

Ndryshe gazeta “Shneta” ka mësuar se njëri nga kandidatët për kryetar do të jetë kryetari i deritanishëm prof. Blerim Kamberi.

Listën e plotë të anëtarëve të Kuvendin e gjeni duke klikuar: KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë e Federatës së Futbollit të Kosovës të mërkurën…