
Klubet e futbollit: Nëse nuk përfundon licencimi s’do t’i vazhdojmë garat
29 mars
15:07
Në shtëpinë e Federatës së Futbollit të Kosovës të mërkurën është mbajtur takimi i 20 klubeve të futbollit. Aty është diskutuar vonesa e licencimit të klubeve nga Ministria e Sportit në Kosovë.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina foli për Kanal10 në lidhje me këtë takim dhe tregoi se çfarë vendimi morën kryesorët e klubeve, në veçanti ato të Superligë së Kosovës.
“Në rast se nuk përfundon procesi i licencimit deri më datën 31 mars, atëherë klubet janë dakorduar që të mos vazhdojnë garat”, ka thënë Batatina. Kujtojmë që ky mos-licencim po ndikon dukshëm në buxhetin e klubeve kosovare dhe rrezikojnë shumë që të futen në borxhe të mëdha para përfundimit të këtij sezonit.