Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike shqyrtoi kërkesat e dy investitorëve strategjikë

13 korrik 2020 | 15:10

Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike shqyrtoi kërkesat e dy investitorëve strategjikë

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u takua Komisioni ndërministror për investime strategjike për të shqyrtuar dy kërkesat të investitorëve strategjikë.

Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se në këtë takim u shqyrtuan dy kërkesa nga subjektet investuese, të cilat në parim i kanë plotësuar kushtet e nevojshme për marrjen e statusit të investitorit strategjik.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se sipas vlerësimit të këtij Komisioni, subjektet investuese, që kanë aplikuar për të fituar statusin në fjalë, janë njëri nga sektori i energjisë dhe tjetri nga sektori i bujqësisë̈, ku të dy bashkë kapin vlerën e investimit rreth 50 milionë euro.

Në këtë takim, Komisioni mori vendim edhe për krijimin e dy grupeve operacionale, që do ta bëjnë̈ vlerësimin profesional të këtyre dy subjekteve aplikuese, ndërsa pas vlerësimit procesi do të vazhdohet në përputhje më Ligjin për Investimet Strategjike të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Milot Rashica e…