Komisioni për Çështje Normative shqyrton harmonizimin e projektligjeve të Deklaratës së Përbashkët të Zotimit

31 mars 2026 | 13:39

Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në takimin e sotëm pati në fokus shqyrtimin e komenteve dhe qëndrimet institucionale për projektligjet e hartuara në kuadër të punëtorisë së organizuar nga Ministria e Drejtësisë (24–26 mars 2026).

Anëtarët e tij analizuan dispozitat ligjore, identifikuan çështjet normative dhe implikimet juridike, duke formuluar rekomandime konkrete për përmirësimin e teksteve ligjore, duke theksuar rëndësinë e harmonizimit ndërinstitucional për sigurimin e koherencës juridike dhe zbatueshmërisë efektive të projektligjeve.

Komisioni njoftoi se planifikon të mbajë një takim të përbashkët me Këshillin Gjyqësor të Kosovës më 2 prill 2026 për harmonizimin e qëndrimeve para adresimit të komenteve në Ministrinë e Drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës do të luaj sonte ndaj Kombëtares së…