Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet tavan”
21 prill 2026
| 10:39
Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ky projektligj është miratuar me 5 vota për dhe 2 abstenime.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro këtij projektligji, ndërsa Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike abstenuan në këtë votim.



