Komisioni për Zhvillim Ekonomik miraton raportin e punës

23 korrik 2019 | 13:09

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka miratuar raportin e punës së këtij komisioni për sesionin pranveror 2019.

Anëtarët që votuan këtë raporton, e cilësuan si të suksesshme punën që është bërë gjatë këtij sesioni.

Kryetarja e këtij komisioni, Sala Berisha-Shala, ka prezantuar raportin dhe të arriturat e këtij komisioni para anëtarëve, duke e vlerësuar punën si të suksesshme. “Komisioni ka zhvilluar 52 aktivitete. Punën e Komisionit e kanë monitoruar INDEP, Demokraci + si dhe organizata të tjera. Komisioni ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e KOST-it, ka përfunduar mbikëqyrjen e zbatimit të dy ligjeve, dhe ministrat e dikastereve përkatëse janë ftuar për raportim. Kemi pasur gjashtë raportime të ministrive. Gjithashtu gjatë këtij sesioni Komisioni ka realizuar dy vizita jashtë vendit dhe njëmbëdhjetë vizita brenda vendit”, ka bërë me dije Berisha-Shala, duke shtuar se pjesëmarrja e anëtarëve të këtij komisioni nuk ka qenë e kënaqshme në vizitat që kanë pasur.

“Me gjithë vështirësitë që e kanë përcjell punën e Komisionit, konsideroj se kemi bërë një punë të mirë”, ka thënë Sala Berisha-Shala.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
228 gola në 550 ndeshje me Realin e Madridit në…