Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur merr përkrahje nga UNDP-ja

26 gusht 2021 | 14:55

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka pritur sot në takim zyrtarin e UNDP, Vehbi Selmani, nga i cili ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në përmbushje të objektivave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Hoti ka vlerësuar se UNDP-ja vazhdon t`i përkrah shoqatat në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

“UNDP vazhdon të përkrahë institucionet e Republikës së Kosovës, e në veçanti shoqatat në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. Prandaj me shumë kënaqësi kam pritur në takim Zyrtarin e UNDP, z. Vehbi Selmani, Menaxher i Projektit të implementuar nga UNDP dhe financuar nga Ambasada Britanike. Kërkuam bashkërisht intensifikimin e bashkëpunimit në përmbushje të objektivave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. I falënderova për përkrahjen e deritanishme”, është thënë në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja e ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar…