Kompania amerikane nis testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit

26 maj 2020 | 09:33

Kompania amerikane e bioteknologjisë, “Novavax”, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe sigurinë e saj.

“Novavax” tha se faza e parë e testimit klinik ka nisur në 130 pjesëmarrës të shëndetshëm, të moshës 18 deri në 59 vjeç, në Australi.

Faza e dytë pritet të zhvillohet në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe të vlerësojë imunitetin, sigurinë dhe reagimin e sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në një gamë më të gjerë të moshave.

Dhjetëra vaksina tashmë janë në fazat e hershme të testimit, sidomos në SHBA, Evropë dhe Kinë.

Është ende e paqartë nëse ndonjëra prej tyre do të funksionojë kundër koronavirusit, i cili ka infektuar mbi 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka mbytur mbi 350 000.

Secila vaksinë përdor teknologji të ndryshme për të nxitur një përgjigje imune.

Eksperimenti i “Novavax”-it përdor atë që quhet teknologji nanopartikulesh rikombinuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një ligj të ri, qeveria Orbán po kufizon të…