Kompania e Pastrimit Çabrati nderohet me mirënjohje

10 janar 2019 | 14:12

Kompania e Pastrimit Çabrati është nderuar me mirënjohje nga “Let’s Do it Kosova” për angazhim dhe performancë gjatë fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë së Pastrimit Çabrati,  Berat Hadri, ka thënë se ky çmim i dedikohet punëtorëve të palodhshëm dhe të vyeshëm të ndërmarrjes.

“Të nderuar qytetarë të Gjakovës, më lejoni të ndaj me Ju një vlerësim që sot i është dhënë K.R.M Çabrati për punën e shkëlqyeshme të bërë në pastrimin e qytetit. Ky çmim u dedikohet juve dhe punëtorëve të palodhshëm e të vyeshëm të ndërmarrjes, sepse vetëm me një përkushtim të përbashkët mes ndërmarrjes dhe qytetarëve u arrit që Gjakova të shpallet sot një ndër katër qytetet më të pastërta në Kosovë. Më këtë rast dua të shpreh një falënderim të veçantë për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryetarin e Komunës z. Ardian Gjini, si dhe “Let’s Do it Kosova” për përkrahje të vazhdueshme të ndërmarrjes tonë. Urime!”, ka shkruar Hadri në profilin e tij në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar ndaj…