Kompania gjermane e armatimit dërgon 50 tanke të përdorur në Ukrainë

11 prill 19:50

Gazeta gjermane, “Handelsblatt” deklaron se kompania që prodhon armatime “Rheinmetall”, po përgatitet të dërgojë 50 tanke të përdorur “Leopard 1” në ndihmë të Ukrainë.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Armin Papperger shprehet se tanket e para do të dërgohen brenda 6 javësh dhe pjesë tjetër brenda një periudhe 3 mujore, përmes filialit italian.

Tanku “Leopard 1”, hyri në shërbim për herë të parë në 1965, ai është paraardhësi i Leopard 2, i cili është më modern që aktualisht po vihet në terren nga forcat e armatosura të Gjermanisë.

Tanket i janë kthyer kompanisë nga vendet që i përdorin ato, për përmirësime.

Papperger thotë se ai beson se ushtarët ukrainas mund të trajnohen për të përdorur tanket në vetëm disa ditë, nëse ata kanë pasur stërvitje të mëparshme ushtarake.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani,…