Kompania “Zona Park” me projekt humanitar dezinfekton shtëpitë e të prekurve me COVID-19 në Malishevë

05 prill 2020 | 17:15

Kompania “Zona Park”, e cila është e specializuar për dezinfektim, dezinsektim, derratizim dhe repelim, ka filluar ta zbatoj një projekt të madh humanitar “Zona Park Anti Covid-19”, përmes të cilit do të bëjë dezinfektimin e shtëpive të personave të prekur me COVID-19, ndërsa këtë projekt sot ka filluar ta realizoj në Komunën e Malishevës.

Projekti humanitar i kompanisë “Zona Park” ka vlerë prej 50 mijë eurosh dhe për qëllim ka të prekurit me COVID-19, të cilëve ju ofron falas shërbimin e dezinfektimit të shtëpive dhe furnizimin me dezinfektues kundër COVID-19, dhe përfshin komunat e Prizrenit, Malishevës dhe Rahovecit, përkatësisht qytetet dhe fshatrat, aty ku ka nevojë.

Për këtë projekt që sot ka filluar të realizoj në Komunën e Malishevës, kryetari i komunës, Ragip Begaj, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, e ka falënderuar pronarin Besnik Hoti, për këtë projekt humanitar shumë domethënës, pasi siguron ambient të sigurt për të jetuar për të gjitha ato familje dhe persona që janë të prekur me COVID-19. “Sot më shumë se kurrë të gjithë qytetarët kanë nevojë për përkrahje, e sidomos personat apo familjet e prekura me COVID-19, dhe këtë përkrahje, ndonëse i kushtueshëm, kompania juaj është duke e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Begaj.

Sot, janë dezinfektuar dhjetë shtëpi të të prekurve me COVID-19, si dhe objektet e institucionit të komunës dhe QKMF-së në Malishevë, ndërsa në ditët në vijim vazhdohet me dezinfektimin e shtëpive tjera.

Po ashtu, kompania “Zona Park”, më herët ka bërë dezinfektimin e rrugëve, trotuareve, parqeve dhe hapësirave tjera në qytetin Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe katër raste të reja janë konfirmuar në pjesën veriore…