Komuna e Drenasit është duke hartuar Planin Lokal të Veprimit në Mjedis

08 tetor 2019 | 11:01

Komuna e Drenasit ka bërë me dije se është duke hartuar Planin Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) për vitet 2020-2025, ku këtë plan e ka prezantuar në sallën e Kuvendit Komunal.

Në njoftimin e Komunës së Drenasit është thënë se këtij drafti tani i mungon pjesa e përcaktimit të aktiviteteve, afateve kohore dhe përgjegjësve për implementim, për çfarë edhe janë thirrur grupet punuese, në të cilën ka përfshirje edhe shoqëria civile, në mënyrë që këtij plani t’i shtohen pikat konkrete, përmes vërejtjeve, sugjerimeve, propozimeve në afat sa më të shkurtër kohor.

“Ky plan gjatë ditëve në vijim do të plotësohet me të dhëna të përditësuara nga grupet punuese, sidomos ata institucionalë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile si aktor kontribuues në hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis për Komunën e Drenasit. Në përmbyllje të këtij drafti, pas ndryshimeve dhe plotësimeve të lartcekura që duhet të bëhen, më pas do të ketë debat publik me qytetarë që t’i japin vërejtjet, komentet e sugjerimet, në mënyrë që plani të jetë sa me profesional dhe që të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit në Komunën e Drenasit për vitet 2020-2025”, ka njoftuar kjo komunë.

Sipas këtij njoftimi, në ditët në vijim opinioni publik do të njoftohet për mbajtjen e debatit publik, përkatësisht kohën dhe vendin ku do të diskutohet për Planin Lokal të Veprimit në Mjedis për Komunën e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse i mban aktive prirjet hakmarrëse ndaj kundërshtarëve politikë dhe…