Komuna e Drenasit: QKMF-ja punon me kapacitet të plotë

21 gusht 2018 | 07:49

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve me kapacitetet e saja të plota.

“Është e vërtetë se këto ditë, fluksi i qytetarëve që kërkojnë shërbime mjekësore është më i madh, por të gjitha rastet janë trajtuar, sidomos ato emergjente, ndërsa ato urgjente kanë marr shërbimin ambulator në shërbimin e mjekësisë familjare”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Komuna e Drenasit.

Komuna e Drenasit, që nga fillimi i këtij viti ka zgjatur orarin e shërbimeve deri në ora 21:00, ndërsa shërbimi emergjent punon 24 orë.

Projekti për shërbimin në shtëpi ndaj pacientit thuhet se vazhdon të jetë funksional dhe ende nuk ka pasur raste qe ky shërbim nuk është kryer, vetëm nëse është konstatuar se kërkesa ka qenë rast jo emergjent.

“Është e vërtetë që ka mungesë të mjekëve, por ky problem vazhdon të jetë ne të gjitha qendrat. Komuna disa herë ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të punës për doktor, por ka pas mungesë aplikantësh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Kurban Bajramin, i…