Komuna e Drenasit rangohet në vendin e parë për sinjalistikë nga Autoriteti i Hekurudhave

18 tetor 2020 | 16:09

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, përkatësisht Departamenti i Sigurisë Hekurudhore ka shpallur Komunën e Drenasit me performancë më të mirë sa i përket sigurisë për sinjalistikë.

“Komuna e Drenasit ka kryer sinjalizimin e vendkalimeve hekurudhore, duke i pajisur me shenjat e sinjalizimit siç janë shenjat stop, kryqi i andreut, shenja për prezencën e binarëve, shenja për prezencën e trenit, etj. Të gjetura këto të evidentuara edhe në këtë raport”, bëhet me dije në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Vendosja e këtyre shenjave tregon përgjegjësinë e komunës sa i përket sigurisë në vendkalimet hekurudhore, të cilën e ka evidentuar edhe Autoriteti i Hekurudhave, duke e ranguar Drenasin me përformancë më të mirë të nivelit të sigurisë për sinjalistikë.

Me këtë rast, Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka theksuar do të vazhdojnë të punojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për sigurinë e udhëtarëve dhe transportit të mallrave.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratat e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun…