Komuna e Ferizajt do të ndajë dru për familjet skamnore

18 nëntor 2020 | 14:41

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, këtë të mërkurë ka mbledhur anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, për diskutuar pikat e rendit të ditës që janë përgatitur për diskutim.

Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, para anëtarëve të KPF-së ka bërë propozim-vendimin për harmonizimin e investimeve kapitale dhe transferin në kategorinë ekonomike dhe shpenzimet kapitale.

Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi, ka bërë propozim-vendimin për shpërndarjen e druve të zjarrit për familjet skamnore.

Sipas tij është një sasi prej 200 metrave hapësinor të cilat janë konfiskuar nga Drejtoria e Bujqësisë-Njësia e Pylltarisë në Ferizaj.

Për mbledhjen e Kuvendit të Komunës, drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani, ka përgatitur edhe dy propozim-vendime, atë të Kodit të Etikës si dhe Rregulloren për organizimi, funksionimi dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Ferizajt.

Në këtë mbledhje kaloi edhe propozim-vendimi për aprovimin e Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve.

U diskutuan edhe disa propozim-vendime për rishqyrtim, nga ana e drejtorit të Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli.

Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, ka propozuar edhe formimin e komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Në këtë komision do të jenë dy anëtarët të propozuar nga kryetari i Komunës, Agim Aliu, dy anëtarë nga Kuvendi i Komunës nga radhët e subjekteve të ndryshme politike si dhe një anëtar nga sektori joqeveritar lokal.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo njihet për pozat e saj seksi dhe provokuese. Është…