Komuna e Ferizajt falënderon stafin teknik shëndetësor që po ndihmon në përballjen me pandeminë

06 dhjetor 12:19

Përpjekja në menaxhimin më të mirë të pandemisë së virusit Covid-19, përveç nga mantelbardhët në institucionet lokale shëndetësore, që nga fillimi i pandemisë, nuk ka munguar as nga ana e stafit teknik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, të cilët çdo ditë, bashkë me mantelbardhët janë në frontin e kësaj beteje për shëndetin e qytetarëve.

Komuna e Ferizaj u ka shprehur mirënjohje e respekt të pafund për të gjithë të angazhuarit rreth kësaj situate.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi Drita do ta marrë kreun e Superligës…