Komuna e Ferizajt përkrah financiarisht festivalin “Fëmijët e gëzuar”

05 prill 2018 | 16:55

Zotimi i kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për mbështetjen e festivaleve tradicionale dhe emblematike të Ferizajt është duke gjetur zbatim në praktikë. Aliu të enjten ka pritur në takim drejtuesit e festivalit “Fëmijët e gëzuar” që në këtë vit mbush 30 vjet të funksionimit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për mbarëvajtjen e këtij festivali dhe përgatitjet që po bëhen për shënimin e 30-vjetorit të funksionimit të tij.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ndarë një fond për mbulimin e shpenzimeve dhe organizimin e festivalit “Fëmijët e gëzuar”.

Drejtori i këtij festivali, Nazmi Aliu, është shprehur falënderues ndaj qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Aliu për mbështetjen që po i jep artit dhe kulturës në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet nga Turqia kanë bërë me dije se një person…