Komuna e Fushë-Kosovës, memorandum mirëkuptimi për menaxhimin e mbeturinave

16 korrik 2020 | 16:07

Komuna e Fushë-Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i saj, Burim Berisha, ka lidhur një memorandum të mirëkuptimit me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Organizatën Joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) për implementimin e projektit në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave.

Memorandumi i mirëkuptimit përcakton termat për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe bashkëfinancimin midis Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit  (GIZ) GmbH, Komunës së Fushë-Kosovës dhe Organizatës Joqeveritare Green Art Center – Prishtina (GAC), lidhur me projektin “Pilotimi i kompostimit në shtëpi në 6 komunat e Kosovës”.

GIZ-i është i obliguar që ta mbështesë Komunën e Fushë-Kosovës, si fituese e projektit, me infrastrukturë 266 komposterë shtëpiakë dhe asistencë teknike gjatë implementimit të projektit. Ndërsa Komuna e Fushë-Kosovës, po ashtu, është e obliguar ta implementojë dhe bashkëfinancojë në partneritet me GIZ-in projektin “Pilotimi i kompostimit në shtëpi në 6 komunat e Kosovës” në përputhje me vetë kontributin e premtuar më parë në shumë prej 4 000 eurove.

Në anën tjetër, Green Art Center – Prishtina (GAC), si organizatë mbështetëse e kontraktuar nga GIZ-i, është e obliguar t’i ofrojë komunës mbështetje teknike gjatë implementimit të projektit “Pilotimi i kompostimit shtëpiak në 6 komuna të Kosovës”. Ky memorandum do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit nga përfaqësuesit e GIZ-it, GAC-it dhe Komunës së Fushë-Kosovës derisa të përfundojë implementimi në pajtueshmëri me të gjitha palët kontraktuale. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se brenda dy…