Komuna e Fushë Kosovës vazhdon me fazën e dytë të dezinfektimit

29 prill 2020 | 14:07

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar nga dje me fazën e dytë të dezinfektimit të të gjitha hyrjeve të ndërtesave kolektive si dhe i lokaleve afariste nga jashtë.

“Është kjo edhe një nga masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19”.

“Falënderojmë qytetarët të cilët po i përkrahin dhe mbështesin këshillat e dhëna nga të gjitha institucionet në këtë kohë pandemie, kurse ne do të vazhdojmë me angazhimet ditore për të qenë sa më afër qytetarëve”, ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës.

   

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kësaj situate emergjente të krijuar pas përhapjes së virusit…