Rreth 6 mijë familje skamnore në Mitrovicë janë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike

29 prill 14:03

Gjatë kësaj situate emergjente të krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19, Komuna e Mitrovicës së bashku me vullnetin e mirë të shumë donatorëve dhe bizneseve të ndryshme, deri më tani i’u kanë dalë në ndihmë me pako ushqimore dhe higjienike rreth 6 000 familjeve në nevojë në gjithë territorin e Mitrovicës.

Me këtë rast, Komuna e Mitrovicës nga buxheti i saj ka ndarë mbi 2 000 pako ushqimore dhe higjienike, ndërsa të tjerat janë siguruar falë zemërgjerësisë dhe vullnetit të mirë të donatorëve dhe bizneseve të ndryshme, për të cilat jemi shumë falënderues në emër të komunës dhe të gjithë qytetarëve mitrovicas.

“Dhe vlen të përmendet se donacione të tilla kanë dhuruar: ‘Elkos Group’ 600 pako, ‘QTA’-ja 93 pako, Fondacioni ‘Firdeus’ 10 mijë kg miell, Fondacioni ‘Freskia’ 40 pako, Shoqata Bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ 130 pako, Fondacioni ‘Labinot Tahiri’ 200 pako, biznesmenët Agron dhe Afrim Zeneli, 500 pako, Organizata ‘Qatar Charity’, 100 pako, Kompania ‘Baruti Group’, 100 pako, ‘Auto Pjesë Besniku’, 150 pako, ‘Lirigzoni’ Sh.p.k, 600 pako, dhe djemtë e kryetarit Bahtiri, 25 mijë kg miell. Andaj kryetari Bahtiri falënderon përzemërsisht të gjithë donatorët të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ti ndihmuar familjet që kanë nevojë dhe janë me asistencë sociale, dhe ka vlerësuar se përkrahja që po i bëhet qytetarëve është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19”, është thënë në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të shkaktuar nga pandemia…