Komuna e Gjakovës përkujdeset për të strehuarit në Aeroportin e Gjakovës

10 janar 2021 | 12:18

Pas reshjeve të mëdha të shiut në komunën e Gjakovës, kryetari Ardian Gjini ka themeluar komisionin për verifikim të gjendjes së krijuar dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, kanë vendosur që banorët e lagjes “Shote Galica” në Brekoc të zhvendosen në Aeroportin e Gjakovës.

Aty janë vendosur 9 familje me gjithsejt 52 anëtar.

Gazeta “Epoka e re”, ka kontaktar dhe është interesuar për gjendjen e të strehuarve në Aeroport, udhëheqësen e ketij komisioni, Blerta Qelën e cila është edhe udhëheqëse e sektorit të mirëqenies sociale në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ajo ka thënë se komuna është duke bërë më të mirën duke u dalë në ndihmë këtyre familjeve duke u dërguar veshëmbathje e ushqime të nevojshme, që sado pak të kalojnë këtë situate emergjente.


Gjatë ditës së sotme edhe kryetari i Komunës, Ardian Gjini, së bashku me bashkëpunëtor ka vizituar 9 familjet e vendosura përkohësisht në Aeroportin e Gjakovës.

Ky evakuim i banorëve të lagjes “Brekoc” është ndërmarrë nga Komuna e Gjakovës, për t’i mbrojtur ata nga ndonjë përmbytje e mundshme si pasojë e reshjeve të fundit atmosferike.


Gjatë vizitës së sotme, Kryetari Gjini është siguruar nga komisioni i ngritur për këtë qështje se këta banorë po marrin përkujdesjen e duhur. “Deri në normalizimin e situatës, këta banorë do të qëndrojnë këtu dhe bashkë me shtabin do të vazhdojmë t’iu ofrojmë kushte normale për jetesë. Ndërkohë, shumë shpejtë do të nisim një plan konkret për zgjidhjen e përhershme të problematikës me të cilën ata përballen gati çdo vit” u shpreh ndër të tjera kryetari Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës,…