Komuna e Gjilanit nënshkruan memorandum me Islamic Relief Kosova

26 shkurt 14:48

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar të premten një memorandum mirëkuptimi me organizatën Islamic Relief Kosova, për mbështetje ndaj familjeve bujqësore.

Haziri e ka falënderuar këtë organizatë për mbështetjen, derisa tha se programi i sotëm është në kuadër të programit për ta zhvilluar familjen bujqësore “Me mbështetje të Islamic Relief Kosova, në kuadër të programit për bujqësinë, do të vazhdojmë subvencionimin. Kjo është marrëveshja e parë që ne e realizojmë me këtë organizatë, por me besim të madh që do të vazhdojmë ta rrisimin programin sepse përfitues të drejtpërdrejt janë familjet bujqësore. Programi i sotëm është në kuadër të programit të familjes që ne e kemi, për ta zhvilluar familjen bujqësore”, ka deklaruar Haziri. Menaxherja e projekteve në Islamic Relief Kosova, Albulena Gashi, e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe drejtorin Ramadani për fillimin e bashkëpunimit, duke uruar që ky projekt t’u ndihmojë familjeve gjilanase.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se marrëveshja do të implementohet në përpikëri, duke njoftuar se nga ky projekt përfitojnë 40 familje perimtare, që nënkupton 40 serra, 37 familje përfitojnë nga një lopë të racës simental, derisa 40 familje përfitojnë nga 30 krerë pula.

Vlera e këtij projekti është 160 mijë euro, ku Islamic Relief Kosova participon me 65 për qind, ndërsa Komuna e Gjilanit me 35 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Shkup është mbajtur një marsh protestues kundër vendimeve…