Komuna e Junikut nënshkruan marrëveshje për bashkë-aplikim në thirrjen e tretë IPA CBC Kosovë-Mali i Zi

09 qershor 2021 | 20:12

Komuna e Junikut ka nënshkruar marrëveshje për bashkë-aplikim në thirrjen e III-të IPA CBC Kosovë-Mali i Zi, projekt i cili do të jetë i fokusuar në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe që fuqizon këto dy komuna në këtë sektor.

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi dhe kryetari i komunës së Petnicës, Samir Agoviç u dakorduan në ndarjen e përgjegjësive për implementimin e projektit ndërkufitar duke u zotuar për implementim korrekt dhe në përputhje me kriteret e donatorit.

Pjesë e takimit ishin edhe Gazmir Raci nga Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programeve IPA BNK Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë dhe përfaqësuesi nga MAPL-ja Ylli Valla, të cilët përshëndeten bashkëpunimin ndërkufitar mes këtyre dy komunave.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akuza të tjera pritet të ngrihen ndaj dy personave që…