Komuna e Kamenicës dënon dëmtimin e varrezave të vjetra në Gmicë (Foto)

12 shkurt 2020 | 14:27

Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se varrezat e vjetra në fshatin Gmicë të kësaj komune janë dëmtuar nga persona të paidentifikuar.

Kjo komunë ka theksuar se në këto varreza janë bërë groposje të cilat kanë mbetur të hapura.

‘Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se rasti është i hapur në polici si dëmtim i varrezave. Komuna e Kamenicës dënon rëndë këtë akt vandal dhe i lutet qytetarëve të kenë kujdes në situata të tilla’, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

/Epoka e re/

Image may contain: outdoorImage may contain: outdoor and natureImage may contain: sky, cloud, ocean, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Makro shengeni shqiptar 2020 është projekti që e ushqen doktrinën…