Komuna e Kamenicës pranon donacion nga KFOR-i turk

21 korrik 2021 | 13:48

Komuna e Kamenicës, përkatësisht drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari, si dhe menaxherin e Shtëpisë së Komuniteteve, Hajdin Krivaqa, kanë pranuar një donacion me veshmbathje nga KFOR-i turk.

Drejtoresha e DMSH-së, Suna Zajmi-Krasniqi, ka falënderuar KFOR-in turk për donacionin e dhuruar dhe për donacionet e tjera të dhuruara deri më sot nga ata.

Ajo është shprehur mirënjohëse ndaj ndihmave të vazhdueshme që po vinë karshi qytetarëve të komunës sonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me katër…