Kosova me katër skuadra në Evropë

21 korrik 2021 | 13:43

Në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me katër ekipe në garat evropiane.

Futbolli i Kosovës do të prezantohet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Konferencë Ligë, ku të drejtën e pjesëmarrjes do ta kenë: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në renditjen e Superligës.

Kryetari i Federatës së Futbollit  të Kosovës, Agim Ademi ka uruar klubet e Superliges dhe futbollin kosovar në përgjithësi për këtë arritje për të cilën është punuar shumë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë. Jemi angazhuar shumë për këtë çështje, duke bërë kërkesa të vazhdueshme në UEFA, sepse jemi federata më e re e pranuar në FIFA dhe UEFA, por jo vetëm për këtë. Tani që Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% e ligës tonë të jetë në garat ndërkombëtare. Në këtë rast përveç punës tonë që e kemi bërë, i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan, por më së shumti i falënderoj klubet të cilat këtë vit kanë performuar dhe po përformojnë jashtëzakonisht mirë, pasiqë koeficienti fitohet nga përformanca e tyre. I uroj klubet e Superligës, të cilat sigurisht se do ta mirëpresin këtë lajm pasiqë shkuarja e më shumë ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe organizim më të mirë të klubeve poashtu”, ka thënë Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të raportimeve nga klinikat Covid të Qendrës Klinike…