Komuna e Klinës fiton grant mbi 88 mijë euro për mjedis të pastër

18 dhjetor 2020 | 10:00

Komuna e Klinës është përfituese e Grantit të Perfomancës Komunale për mjedis të pastër, ku ka fituar 88,445.00 euro.

Pas përfundimit të raundit të dytë të vlerësimit të performancës së komunave në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ, Komiteti i Grantit të Performancës, ka radhitur Komunën e Klinës në mesin e komunave përfituese të grantit për mjedis të pastër në vlerën prej 88,445.00 euro.

Vlerësimi i Grantit të Performancës në mjedis të pastër është bërë në tri kritere të qasjes, për tre indikatorë të qeverisjes së mirë të nxjerra nga sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencinë për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Përfitimi i këtij granti është rezultat i punës transparente dhe shërbimeve cilësore që jep Komuna e Klinës, ndërsa mjetet nga përfitimi i grantit do të dedikohen në projekte kapitale për mirëqenien e qytetarëve.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
130 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht në…