Komuna e Klinës ka furnizuar me mjete anti-covid të gjitha shkollat

15 dhjetor 2020 | 11:57

Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Enver Gashi, bashkë me zyrtaret e arsimit, ka mbajtur takim me drejtorë të shkollave të kësaj komune, ku është diskutuar lidhur me vështirësitë që kanë pasur ata gjatë këtij viti mësimor.

Drejtori Gashi ka theksuar se, duke pasur parasysh përhapjen e virusit Covid-19, Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Arsimit, ka qenë në koordinim të plotë si me Ministrinë e Arsimit dhe të gjithë drejtorët e shkollave për të përcjell gjendjen dhe ka bërë furnizimet e nevojshme me mjete anti-covid në të gjitha shkollat.

Ai ka thënë se për shkak të situatës së krijuar janë shfaqur vështirësi në mbajtjen e procesit mësimor si dhe ka theksuar se DKA ka bërë zëvendësimet e mësimdhënësve të konfirmuar me Covid-19.

Në anën tjetër, drejtorët e shkollave theksuan se gjatë kësaj periudhe kanë qenë të furnizuar në mënyrë të rregullt me mjete kundër përhapjes së virusit dhe veçuan bashkëpunimin korrekt që kanë pasur me komunën, respektivisht DKA-në.

Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit semestri i parë i këtij viti shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa…