Komuna e Klinës ua paguan nxënëseve biletën e udhëtimit

26 nëntor 2020 | 20:14

Komuna e Klinës ka njoftuar se ka marrë vendim që t’i ndihmojë nxënësit e shkollave fillore me transport.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se do të fillojnë të bëjnë pagesat për biletën e udhëtimit njëdrejtimësh të nxënësve për në shkollë.

Ai ka thënë se ky projekt shumë i rëndësishëm  do të ndikojë në uljen e shpenzimeve për nxënësit.

“Realizimi i këtij projekti është bërë si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve dhe me qëllim që të krijohet një lehtësi financiare për prindërit, veçanërisht ata me kushte jo të mira financiare. Ky do të realizohet gjatë një periudhe tre vjeçare dhe ka një kosto prej 64 mijë e 507 euro, të cilat do të paguhen nga buxheti komunal”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell lajmi.net.

Ai ka treguar se si është bërë edhe përzgjedhja e linjave dhe cilët nxënës do të përfitojnë nga ky vendim.

“Po ashtu, përzgjedhja e linjave është bërë duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, që përcakton se komuna duhet të sigurojë udhëtimin falas për nxënësit e shkollave fillore që e kanë objektin shkollor në një distancë më larg se 4 kilometra. Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, do të shqyrtojë të gjitha kërkesat nga qytetarët për sigurimin e udhëtimit falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe do të shqyrtojë mundësitë që në vitet e ardhshme një projekt i ngjashëm të realizohet edhe në linja tjera të udhëtimit”, thotë ai.

Njoftimi i plotë i Elezajt, pa ndërhyrje:

Komuna e Klinës do të paguaj biletën e udhëtimit njëdrejtimësh të nxënësve të shkollave fillore në distancë më larg se 4 kilometra

Shumë i lumtur të ju njoftoj se Komuna e Klinës do të fillojë të bëjë pagesat për biletën e udhëtimit njëdrejtimësh të nxënësve për në shkollë, projekt shumë i rëndësishëm që do të ndikojë në uljen e shpenzimeve për nxënësit tanë.

Realizimi i këtij projekti është bërë si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve dhe me qëllim që të krijohet një lehtësi financiare për prindërit, veçanërisht ata me kushte jo të mira financiare.

Ky do të realizohet gjatë një periudhe tre vjeçare dhe ka një kosto prej 64 507 euro, të cilat do të paguhen nga buxheti komunal.

Drejtoria e Arsimit njofton se përzgjedhja e linjave është bërë duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve, të cilat janë shqyrtuar nga një komision i veçantë për shqyrtim të kërkesave i themeluar nga Kuvendi Komunal – i cili ka qenë i përbërë edhe nga drejtorë të shkollave.

Po ashtu, përzgjedhja e linjave është bërë duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, që përcakton se komuna duhet të sigurojë udhëtimin falas për nxënësit e shkollave fillore që e kanë objektin shkollor në një distancë më larg se 4 kilometra.

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, do të shqyrtojë të gjitha kërkesat nga qytetarët për sigurimin e udhëtimit falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe do të shqyrtojë mundësitë që në vitet e ardhshme një projekt i ngjashëm të realizohet edhe në linja tjera të udhëtimit.

Pagesat për udhëtimin e nxënësve do të bëhet për këto linja të udhëtimit:

– Relacioni Klinë

Klinafc – Klinë, Gjurgjevik i Vogël – Klinë

– Relacioni Zllakuqan

Kosh – Zllakuqan, Radulloc – Zllakuqan, Krushevë e Madhe – Zllakuqan

– Relacioni Shtupel

Lagja e Bajakës – Shtupel

– Relacioni Gremnik

Qupevë e Ulët – Gremnik, Qupevë e Lartë – Volljakë

– Relacioni Drenoc

Dugajevë – Drenoc, Poterq i Ulët – Drenoc

– Relacioni Gremnik

Qeskovë – Këpuz, Rastokë – Këpuz, Bokshiq – Grabanicë, Dollovë – Grabanicë

– Relacioni Ujmirë

Shtaricë – Ujmirë, Doberdol – Ujmirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Komuna ka…