Komuna e Malishevës dhe Ministria e Bujqësisë koordinohen për fushatën kundër rriqrave

07 maj 2019 | 16:03

Në Komunën e Malishevës është zhvilluar një takim i përbashkët i Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) dhe Ministrisë së Bujqësisë, si dhe operatorit që do të bëjë dezinsketimin e zonave endemike.

Ky takim kishte për qëllim koordinimin sa më të mirë për realizimin e fushatës së dezinfektimit kundër rriqrave.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili drejton Shtabin Komunal për EHKK-në, i ka njoftuar të pranishmit me masat e deritanishme që janë ndërmarrë, e po ashtu për nevojën e koordinimit sa më të mirë për realizimin e fushatave, të cilat do të prodhonin rezultat në mënyrë që të vazhdohet me mbajtjen në kontroll të kësaj situate.

Ndërsa, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, janë shprehur të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve, me qëllimin të arritjes së rezultateve konkrete në këtë drejtim.

Edhe operatori, gjithashtu është shprehur i gatshëm për fillimin e fushatës së dezinfektimit kundër rriqrave.

Komuna e Malishevës dhe Ministria e Bujqësisë, janë pajtuar që dezinsektimi i zonave endemike, të bëhet në kohë të përshtatshme atmosferike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar se në…