Komuna e Malishevës fillon lirimin e hapësirave publike në rrugën “Ibrahim Mazreku”

03 mars 2023 | 11:42

Sikur edhe ishte paralajmëruar, nga sot ka filluar lirimi i hapësirës publike përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës. Lirimi i hapësirës publike, përveç në këtë rrugë, do të vazhdoj në të gjitha rrugët në Malishevë.

Në fillimin e zhvillimit të këtij procesi, të pranishëm ishin zyrtarët përgjegjës komunal, të mbështetur edhe nga institucionet e rendit. Ky  proces i punimeve është duke ecur sipas planit, derisa pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të hapësire publike, vullnetarisht janë duke i liruar këto hapësira dhe për këtë, Komuna e Malishevës, i falënderon të gjithë qytetarët dhe bizneset, për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen në funksion të realizmit të këtij projekti për zhvillimin e Malishevës.

Të gjithë shfrytëzuesit e hapësirës publike, janë njoftuar me kohë për lirimin e hapësirës dhe në të njëjtën kohë janë zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marsi sivjet vjet me edicionin e ri të garës më…