Komuna e Malishevës i uron nxënësit e SHFMU “17 Shkurti” për tri vendet e para në nivel vendi

02 qershor 2021 | 14:59

Komuna e Malishevës, përkatësisht nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, drejtori i arsimit, Blerim Thaçi dhe drejtori i sportit, Rexhep Mazrreku, sot i kanë pritur në një takim urues, nxënësit e SHFMU “17 Shkurti” në Banjë, të cilët janë shpallur kampion vendi në garat shkollore në volejboll djemtë dhe vajzat, si dhe në shah, po ashtu edhe në garën “Eureka 8”, ku kanë marrë dy medalje.

Dy ekipet e kësaj shkolle, edhe për vajza edhe për djem, e po ashtu edhe ekipi i shahut, përveç vendit të parë në nivel komunal, ata kanë zënë vendet e para edhe në nivel regjional e po ashtu edhe në nivel vendi, dhe pritet ta përfaqësojnë Kosovën në nivel të garave ballkanike. Kujtojmë se ekipi i vajzave në volejboll, aktualisht janë nënkampion ballkanik, në këtë nivel të garave shkollore.

“Ju na kane bërë krenar të gjithë Komunën e Malishevës, me këto rezultate të jashtëzakonshme në sport. Ju jeni e ardhmja e sportit të Malishevës, dhe uroj të keni shëndet të mirë, suksese në mësime, dhe natyrisht suksese të mëtutjeshme në sport”, ju ka thënë mes tjerash, nënkryetari Berisha, nxënësve të kësaj shkolle, mësimdhënësit të edukatës fizike, Liridon Telaku dhe drejtorit të shkollës, Izet Begaj.

Për sukseset e treguara, nxënësit dhe shkollën “17 Shkurti” e kanë uruar edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazrreku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Kejvina Kthella është një ndër emrat më të njohur…